U arrestua për vjedhjen e biçikletave, ndërron jetë në burg 38-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Bëhet me dije se një 38 vjeçar, Renald Tahiri i cili u arrestua për vjedhje biçikletash, ka ndëruar jetë në burgun 302 në Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

Familjarët pretendojnë se janë njoftuar sot për vdekjen e djalit, ndërsa burime bëjnë të ditur se 38 vjeçari ka ndërruar jetë ditën e shtunë. Ai u arrestua një javë më parë, pasi akuzohej për vjedhjen e disa biçikletave dhe më pas i shiste për të siguruar paratë që të blinte lëndë narkotike.