Motra i humbi jetën në kishën e Shna Ndout në Laç, dje vëllai i saj ra nga lartësia dhe ndërroi jetë, vdekja e ulur ‘këmbëkryq’ në familjen Gjinaj

Fatkeqësi pafund për familjen Gjinaj në Lezhë.

Kujtojmë që kjo familje ditën e djeshme ka humbur kryefamiljarin Ndue Gjinaj, 50 vjeç pasi ra nga lartësia në fabrikën ku punonte.

Sipas informacioneve për mediat Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares Gjela Biba e cila më 14 mars humbi jetën në kishën e Shna Ndout në Laç, një vdekje aksidentale dhe ajo.

Nga ana tjetër bëjmë me dije se 50-vjeçari Ndoi ditën e djeshme në fshatin Rrilë në Lezhë ra nga lartësia duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital.