Motra e Oltës, Gerta Gixhari zbulon nëse do të futej në edicionin e tretë të ‘Big Brother Vip’

Sot në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur dhe njëkohësisht motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.

Nëse do të jepej mundësia të futeshe në edicionin e tretë të “BBV” do ta konsideroje?

Duke pasur parasysh të gjithë gjurulldinë dhe çfarë kam hequr unë që jam përballur me fortunën nuk e besoj sepse Shqipëria është një vend maskilist dhe është shumë e vështirë të dalë në sipërfaqe një grua. Unë nuk jam natyrë që kam frikë. Kam pasur kërkesë për t’u futur në edicionin e parë të “BBV” dhe intuita më thonte të hyja, kisha dëshirë, më pëlqen si sfidë “BBV” dhe nuk i trembem. Aty brenda pastaj është tjetër gjë. Nuk hyra prej faktorëve të jashtëm, ndikuan edhe të shtëpisë. Tek ky edicion i dytë kam pasur sërish kërkesë por nuk mund të futesha me Oltën. Ne të dyja jemi shumë protagoniste dhe njëra nga ne do humbiste gjithësesi.

Si e ka pritur Gerta vendimin e Oltës për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij.