PAMJE TË RËNDA/ Si ndodhi aksidenti në Sukth? Një makinë përplasi motorin me dy persona, tjetra i kalon sipër

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Sukthit.

Siç shihet edhe nga pamjet ka qenë motori ai që ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur nga pas nga një automjet.

Në motomjet kanë qenë dy persona të cilët kanë rënë në rrugë, pothuajse pa ndjenja.

Pak sekonda pas kësaj përplasjeje, një mjet, i cili nuk ka parë se çfarë ka ndodhur ka vazhduar rrugën duke kaluar sipër njërit prej të plagosurve.

Fatkeqësisht, një prej personave në motor, (i riu që i ka kaluar makina sipër) ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mbrëmjen e së dielës, policia njoftoi se ka arrestuar tre persona.

Bëhet me dije se ata janë drejtuesi i motomjetit, shoferi që përplasi motorin dhe drejtuesi i mjetit që kaloi sipër trupit të viktimës. Zona ku ka ndodhur aksidenti është pa ndriçim, gjë që ka ndikuar në këtë aksident tragjik.