Të shtëna me armë zjarri në Durrës, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Panorama TV mëson se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën Sukth Katund.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.