“Vdeksh!”/ Kancelari hedh në gjyq parukieren, gjejeni pak kush e fitoi betejën

Pedagogia Jonila Godole ka risjellë në vëmendje rastin kur një ish-kancelar i Austrisë ka hedhur në gjyq një parkuiere për shkak të një komenti në rrjetet sociale ku mes kritikash, i uronte atij vdekjen.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Godole tregon se gjyqin e fitoi ish-kancelari, i cili në fakt nuk donte dëmshpërblim nga ajo, por thjesht t’i tregonte shoqërisë.

Jonila Godole: Po sjell një shembull para pak vitesh, ish-kancelari i Austrisë gjatë kohës së pandemisë kur e gjithë Austria u mbyll dhe në rrjete sociale filluan të shkruan njerëzit dhe të ankoheshin, një prej tyre ishte edhe një parukiere.

Parukierja kishte 3 fëmijë që i rriste vetëm dhe ankohej dhe shante kancelarin dhe qeverinë austriake që po i hiqte bukën e kështu me radhë dhe në fund të komentit të vet i shkruan “Vdeksh”. E hodhi në gjyq. U bë një zhurmë e madhe.

U hodh në gjyq një parukiere. E gjithë shoqëria e dënoi parkuieren që aty te komentet “që mund ta kritikosh qeevrinë dhe kancelarin, por ne nuk mund të tolerojmë si shoqëri që t’i urojmë tjetrit vdekjen”. Kush e fitoi gjyqin? E fiton kancelari.

Dhe nuk është se ai donte lekë nga parukierja. Është vetëm dhe thjesht për t’i treguar shoqërisë. Ne nuk na bën më përshtypje asgjë, të shajmë, të rrihemi, t’i urojmë vdekjen njëri-tjetrin dhe pastaj të bëjmë teatër në parlament.