Aksident në aksin Dimal-Berat

BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor ‘Dimal-Berat’. Mjeti tip ‘Mercedez Benz’, humbi kontrollin e për pasojë doli nga rruga.

Shkaku kryesore raportohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo viktima.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia.