Pritë, dajak dhe vrap në mesnatë në Tiranë!

Dy persona janë dhunuar në mesnatë në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona që u kanë bërë pritë dy të tjerëve E. H. 25 vjeç dhe K. I. 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më pas i kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta në kokë dhe pjesët e tjera të trupit. Të lënduarit kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorët e sulmit.