“Ka qarë për 3 ditë rresht”/ Babai i Kiarës zbulon bisedën e tyre pas daljes nga BBVIP: Më thoshte nuk e dija ç’të bëja

Babai i Kiarës, Arben Tito ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për rrugëtimi ne moderatores në BBVIP.

Ai ka zbuluar se Kiara pas daljes ka kaluar 3 ditë duke qasrë dhe ishte shumë e ngarkuar nga komentet e njerëzve.

Kiara ka qarë për 3 ditë pas daljes. Ka qenë shumë e rezervuar për të folur.

Më tha që ka mundësi për tu futur prapë se do bëhet një votim. Vetëm qante, më thoshte nuk e dija çfarë të bëja. Unë i thashë analizo çfarë gabimesh ke bërë, në fund del që nujk ka bërë asgjë.

Nuk ka ngacmuar njeri, nuk i ka vënë njeriu shkopinj nën rrota. Ajo ishte shumë e ngarkuar.

Kiara me njerëzit që nuk i do thejsht i injoron. Aty brenda nuk ka mundësi. Unë i them të gjithëve ta mendojnë sikur e kanë vajzën e tyre. Lërini ta shijojnë atë Big Brother aty brenda.”- tha ai.