“Ulu dhe mos fol”/ Pamje të RËNDA, djali rreh brutalisht nënën dhe babain e moshuar

Një video me pamje të rënda është duke qarkulluar në Greqi, ku shihet se një 50-vjeçar rreh prindërit e tij të moshuar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur për konflikte ekonomik të hershme mes çiftit dhe djalit të tyre.

“Kjo situatë ka rreth 10 vite . Djali dhe nusja shkojnë në banesën e babait të tyre dhe me qëllime të ndryshme duke i kërcënuar fillojnë t’i rrahin, thyejnë dhe shkatërrojnë shtëpinë duke kërkuar para. Dje edhe nusja ka ardhur e vetme, i ka rrahur, i ka goditur aq sa kanë shkuar në spital”, ka treguar një i afërm i të moshuarve duke folur për Mega.

Videoja është realizuar nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, një grua nga Ukraina që akuzon çiftin e të moshuarve se nuk e kanë ndihmuar financiarisht familjen.

“Ulu dhe mos fol! Po të mos isha këtu, do ta kishe ngrënë që në mëngjes”, dëgjohet duke i thënë 50-vjeçari nënës së tij.

Familjarët tregojnë se ata janë dhunuar për 10 vitet e fundit, por shteti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar dy të moshuarit. Madje, ata theksojnë se kanë ngritur padi, ndërkohë që kanë shkuar tre herë në Prokurori.

Për të parë videon, klikoni KËTU.