Qëllohet me thikë 33 vjeçari në Shijak, kushëriri e thirri të sqarohej me fqinjin (EMRI)

Një 33 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë në fshatin Borakë të Shijakut, nga fqinji i tij. Altin Farruku është thirrur nga kushëriri i tij, që të sqarohej me fqinjin 46 vjeçar pas një debati banal, por ky i fundit e ka qëlluar me thikë.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga fshati pas plagosjes.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fshatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.