”Fama të kthen gërhimën në klarinetë”/ Arbër Hajdari del me reagimin e papritur në rrjetet sociale (FOTO)

Komentet negative dhe gjuha shumë e rëndë e përdorur ndaj Kiarës në rrjete sociale kanë ndikuar në shëndetin e gjyshes së saj. Lajmin e ka bërë të ditur kushërira e moderatores.

Gjyshe Leta nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. Kushërira e Kiarës u bëri thirrje komentuesve që të bëjnë kujdes me reagime për shkak të gjendjes së familjarëve.

”Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe. Ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”, ka thënë ajo.