Publikohet HARTA-LIVE/ Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë fundjavë

Sipas institutit të gjeoshkencave sot pasdite nuk priten reshje ndërsa nesër priten reshje lokale te dobëta në disa qarqe.

Dita e dielë do t’i ketë disi më të shpeshta vranësirat duke rrezikuar edhe qytetet e zonës së ulët me reshje të pakta shiu, por që do të jetë një situatë kalimtare.

Deri në mesin e këtij muaj sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e ajërit do të jenë në vlera më të ulta se mesataret mujore të Prillit.

TEMPERATURAT:

Nesër (e shtunë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 15 °C

në vendet e ulëta: 3 / 16 °C

në vendet malore: -1 / 12 °C

ERA: Sot pasdite (e premte, dt.07) dhe nesër (e shtunë, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.