Humbi gjyshen ndërsa ishte në reality shoë, Bruno: U shua duke më parë në televizor

Bruno, anëtari i grupit Revolt Klan ishte së fundmi pjesë e një “reality show” në Kosovë prej ku arriti të mbërrinte në gjysmëfinale. I ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi ngjarjet e fundit nga jeta e tij, ai ndalet edhe te humbja e gjyshes së tij. Bruno e mori lajmin ndërsa ishte ende pjesë e garës dhe qëndroi deri në momentin e fundit për të zbatuar dëshirën e fundit të gjyshes së tij.

Bruno: Kur jam kthyer nga Australia nuk më kishin treguar që ishte paqejf dhe çështje moshe ishte, nuk është se vuante nga diçka, 98 vjeçe ishte.

Rudina Magjistari: 98?

Bruno: 98 themi ne me letra po kushedi sa ishte.

Rudina Magjistari: Se atëherë nuk shënoheshin as ditëlindjet.

Bruno: E vërtetë. Dhe unë sinqerisht e them që kur e kam parë gjyshen, nuk ishte aq rëndë dhe mua në atë moment më erdhi edhe ftesa faktikisht për në “Big Brother” dhe i thashë duhet të shkoj në një kompeticion, në një show televiziv që është shumë i suksesshëm dhe mua më bën shumë punë për të ardhmen time, për punën time dhe ishte shumë e kthjellët dhe më tha “patjetër do shkosh dhe amaneti im është nëse mua më ndodh diçka dhe ti do dalësh nga ajo shtëpi, mua do më ngelet hatri shumë, amanet është që ti s’duhet të dalësh që andej edhe nëse mua më ndodh diçka”.

Rudina Magjistari: Kaq e kthjellët?

Bruno: Shumë. Para se të ndodhte kjo, unë e kam përjetuar dhe e kam ndierë, e kam thënë edhe herë tjetër, nuk e di, kam qenë te “Big Brother” te dhoma e rrëfimit kur e kam marrë lajmin, atë natë, ka qenë shumë e çuditshme se mua më janë bërë tre re bashkë, një re si ato maskat e ballos, një re m’u bë në formën e gjyshes duke qeshur dhe një re m’u bë si ujk mga mbrapa dhe të nesërmen kam shkuar në dhomën e rrëfimit dhe kam folur me “Vëllain e Madh”, i kam thënë më pyet pak si është familja dhe si e kam gjyshen sepse diçka ndiej në shpirtin tim, në veten time që nuk është mirë diçka.

Atë natë pastaj fatkeqësisht mua më erdhi lajmi që gjyshja kishte ndërruar jetë. Unë e kisha lënë si dëshirë që doja trikon, kishte një jelek gjyshja, e kishte të burrit të vet, të gjyshit tim dhe e mbante vetë dhe unë e kisha lënë si dëshirë që atë doja dhe e doja me aromën e gjsyhes time, nuk doja të ishte e larë dhe realisht ashtu më erdhi dhe e kam përjetuar vërtet shumë keq.

Bruno shton se banorët e tjerë iu gjendën pranë duke u përpjekur që ta ndante dhe kalonte dhimbjen me ta, diçka për të cilën iu shprehu mirënjohjen. Pas daljes nga shtëpia, ai shkoi menjëherë pranë gjyshes së tij.

Bruno: Gjëja e parë që bëra në momentin që kam dalë nga shtëpia e Big Brother si gjysmëfinalist, kam shkuar direkt në varrezat në Vlorë, kam shkuar te gjyshja, kam shkuar te prindërit që i takova pak dhe pastaj u ktheva prapë në Prishtinë sepse kisha ato intervistat që duhet t’i përfundoja.

Bruno rrëfen se imazhi i tij ishte i fundit që panë sytë e gjyshes së ndjerë përpara se të mbylleshin përgjithmonë: “Më e bukura është që ishte aq e lumtur, aq e mirë sa asnjë lloj pishmani nuk kishte lënë, thjesht ishte fikur vetvetiu. Madje mua prindërit më thanë ishte fikur duke më parë në televizor në “Big Brother”, përmbyll ai./tvklan.al