E vrau kunati në gjumë, kjo është Migena Sinani që u qëllua në sy të së birit 2-vjeçar

Kjo është Migena Sinani, nëna e dy fëmijëve, e cila u vra në mënyrë makabër mëngjesin e kësaj të shtune nga kunati i saj, Roland Sinani.

37-vjeçarja u vra me armë zjarri nga Sinani i cili pak momente pasi vrau kunatën ka dalë në rrugë para shtëpisë në Shkozë dhe ka vrarë veten.

Viktima ka qenë duke fjetur në dhomën e saj të gjumit me djalin 2 vjeç, ndërsa djali tjetër ishte te gjyshërit për shkak se shkollat janë pushim nga pushimet e prillit dhe pashkët.

Pavarësisht se kunata ka qenë në krevat me nipin e tij, 43 vjeçari Roland Sinani e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Fill pas krimit ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.

Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh.