“Dhëndri ishte çun mami”/ Rrëfehet babai i nuses që u kap “mat” nga vjehrra dhe zbulon si qëndron e vërteta

Arbeni, babai i “nuses nga Librazhdi” që u kap mat nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People përjetimet dhe paragjykimet, 1 vit pas videos që u bë virale.

Sipas tij, zanafilla është diku tjetër, problemet me vjehrrën dhe dhëndri që pjesën më të madhe të vitit ishte në emigrim, jo në shtëpi.

Ai tregoi se vajza u lidh me djalin me dëshirën dhe kërkesën e njerëzve të tij, edhe pse u kishte thënë se vajzën e kishte të vogël.

“Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani.

Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi Arbeni.