Dalin detaje të reja/ Vrasja e dyfishtë në Shkozë, vëllai i autorit: Na ka kërcënuar me vrasje, por …

Një ngjarje tronditëse u shënua ditën e sotme në Shkozë të Tiranës, ku kunati vrau me armë nusen e vëllai dhe më pas i dha fund jetës.

Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje prindërit dhe vëllai i autorit të krimit të dyfishtë. Erjon Sinani sapo ka mësuar vrasjen makabre të së shoqes nga i vëllai, ka treguar se me 46-vjeçarin nuk kishte marrëdhënie të mira.

Erioni ka dëshmuar se edhe janë kërcënuar me jetë nga Roland Sinani, por bashkë me Migenën, nuk i kanë dhënë shumë rëndësi, raporton Tv klan.

Më pas e ëma e tyre në një gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar në polici një detaj të rëndësishëm. Ajo ka treguar për hetuesit se e ka parë të birin me pistoletë në dorë pak përpara orës 4. I ka kërkuar t’ia japë asaj armën e të shkojë të flerë. Por i biri ka refuzuar. Minuta më pas janë dëgjuar krisma.

Tri krisma që kanë zgjuar nga gjumi edhe fqinjët. Ata tregojnë se pjesëtarët e familjes Sinani ishin njerëz të qetë e pak të distancuar nga të tjerët. Por thonë edhe se Roland Sinani njihej në lagje si një djalë që kurohej me ilaçe për depresion.