“Unë s’pashë gjak”/ E ëma e 43-vjeçarit që vrau kunatën: Landi më tregoi vetë për vrasjen, vajza po qante

E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi se kishte vrarë gruan e vëllait. Në një intervistë per mediat, nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë.

I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi.

11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po qante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën,”- tha ajo.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra.

37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.