U rrahën me grushta për një gërvishtje makine/ Policia jep detaje nga sherri në Tiranë

Një konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:45 afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi.

Shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç.

Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

“Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia./CNA.al