Çfarë do të ndodhë? Motra e Luizit mbërrin në Tiranë: Pritjes i erdhi fundi…

Ndonëse është një nga banorët më të dashur brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe dashuria e fansave ka qenë e pa kursyer për të, suprizat për këngëtarin kanë qenë me karar.

Përpos videomesazhit që e motra i kishte dërguar nga Amerika, letrës të së ëmës dhe vizitës së kunatit, Luizi nuk ka marrë asnjë suprizë tjetër edhe pse qëndrimi brenda shtëpisë është i gjatë.

Mirëpo, si duket një suprizë e madhe po përgatitet për këngëtarin dhe këtë e ka zbuluar vetë motra e tij.

Përmes një postimi në “instagram” Ina, e cila jeton në SHBA, ka mbërritur në Tiranë, duke na bërë të lindin dyshime se mbase nesër mbrëmë një suprizë do të jetë e përgatitur për Luizin.

“Pritjes i erdhi fundi”, shkruan Ina Ejlli në profilin e saj, ku më pas ka zbuluar se ka vizituar vendlindjen, Shkodrën.