Vëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Punoja natën për fëmijët, vetëm një mbështetje më ka mbetur tani

Erjon Sinani, bashkëshorti i Migena Sinanit e cila mëngjesin e së shtunës u vra ndërsa flinte nga kunati i saj Roland Sinani, i cili më pas vrau veten ka deklaruar se se ditën e tragjedisë nuk ndodhej në shtëpi.

Në një intervistë për ABC Neës ai thotë se punon taksist për të sigurar një jetesë më të mirë, për fëmijët e tij.

Lidhur me marrëdhënien mes gruas së tij të ndjerë dhe të vëllain, Sinani thotë se nuk kishin konflikte.

Apeli i i tij, është ndihma për të rritur dy fëmijët e mitur jetimë.

Pjesë nga biseda:

Ju punoni taksist, gjithmonë natën?

Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.

Mendoni se kushtet e vështira e ka cuar në këtë akt vëllain tuaj?

Po, shumë punonte, për të siguruara lekë për të blerë një shtëpi.

Keni një apel? Për shkak të asaj c’ka ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?

Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.

Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.

Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.