Modelja ‘i ngel në dorë’ Ronaldos, moderatori kërkon ndihmën e banorëve: Ore seriozisht ta kapi dikush, Jori o Jori, Jori… (Video)

Modelja Jori Delli është një prej banoreve që duket se po e shijon më së shumti qëndrimin në Big Brother, ndërsa së fundi është bërë pjesë e shumë prej lojërave dhe rrengjeve për banorët e tjerë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka përgatitur një rreng për moderatorin Ronaldo Sharka, i cili nuk është pritur shumë mirë prej tij, pasi është trembur prej saj.

Ajo i kërkoi Sharkës që ti shtypte kurrizin, dhe në atë moment kërcet makaronat që kishte në gojë, duke krijuar panik te moderatori, i cili ka kërkuar dhe ndihmën e banorëve të tjerë.

“Jori, o Jori…”, dëgjohet në video Sharka, ndërsa të gjithë banorët e tjerë janë përfshirë në të qeshura, kur u kuptua se e gjithë kjo situatë ishte një rreng nga ana e Jorit.

Për më shumë shihni videon: