“Ik ndërzeu”, Bledi ofendon rëndë Ronaldon. Nita qesh! Në rrjete sociale kërkohet zarf i zi për gazetarin (Video)

Dalja në nominim e katër banorëve që u rifutën në lojë, vetëm Ronaldo duket e ka marrë keq dhe është kundër pothuajse të gjithë shtëpisë.

Çdo moment ka pasur debat me çdo banor. Këtë herë debati i tij me Bledin agravoi mbrëmjen, pasi Ronaldo e cilësoi Bledin si frikacak dhe e këshilloi atë të rrisë nivelin e bisedës.

Ai madje e paralajmëroi atë dhe Nitën, duke iu referuar si “Nënë Tereza” se nuk kanë për të fjetur gjumë sonte. Ronaldo tha se Bledi nuk ka turp, pasi gjithë javën shau Dean, ndërsa në “Prime” doli dhe i kërkoi falje asaj.

Bledi i tha atij të ikë të marrë furnizimin e argumentave e më pas të përballet me të. Debati agravoi me tone të larta dhe fjalë ofenduese. Bledi i tha Ronaldos të ndërzehet, ndërsa ky i fundit u revoltua dhe kërkoi të futej në dhomën e rrëfimit.

Pas këtij momenti, Ronaldo është ndier i ofenduar dhe ka kërkuar Zarf të Zi për Bledin. Sipas Ronaldos, fjala “ndërzeu” ka kuptimin kur demi kryen marrëdhënie seksuale me lopën.

Nita e cila nxori këtë katërshe në nominim, ka qeshur dhe nuk ka tentuar që të qetësojë situatën, pasi ajo është shprehur e prekur nga banorët e tjerë kur kanë qeshur me atë.

Në rrjete sociale, është kërkuar që ndaj Bledit të merren masa dhe kjo situatë të mos kalojë me një të falur nga ana e gazetarit në Prime.

Nuk është hera e parë që Bledi ofendon dhe prek banorët, dhe në shumë raste nuk është marrë asnjë masë, ose gazetari ka kërkuar falje.