Horror në Podgoricë/ Vritet anëtari i klanit famëkeq ballkanas, e ekzekutojnë me armë dhe i djegin kokën

Një 23-vjeçar, i identifikuar si Vidak Vujoviç, anëtar i grupi kriminal Skaljar është gjetur i vrarë dhe i djegur në fshatin Steke, afër Podgoricës. Vrasja monstruoze u zbulua nga një banor i zonës, i cili ishte kthyer në fshat kur u ndesh me trupin e të riut që i ishte djegur koka dhe kraharori.

Ai rezulton se është një person me precedentë penalë dhe dyshohet se është përfshirë në krime të ndryshme, pas të cilave qëndron klani Skaljar.

Sipas mediave malazeze, zhdukja e tij nuk është raportuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas së cilës familja është ftuar për të identifikuar kufomën .

Sipas raportimeve, ata e njohën të riun dhe thanë se nuk e kishin parë prej disa ditësh. Trupi nuk ishte pothuajse i djegur dhe tatuazhet në këmbë ishin ende të dukshme, të cilat ndoshta ndihmuan në njohjen .

Kujtojmë se kufoma është vënë re nga një banor që po vizitonte pronën dhe ka lajmëruar policinë.

Në vendngjarje, inspektorët konstatuan një skenë rrëqethëse në korijen ngjitur me rrugën e makadamit pa rrugëdalje. Rreth 200 metra larg rrugës kryesore të fshatit, ka pasur një trup gjysmë të djegur dhe disa gëzhoja pranë kufomës.

Sapo u gjet kufoma, u hamendësua se ishte vazhdimësi e luftës mes dy klaneve të Kotorrit, Kavaçki dhe Škaljarski, gjë që u konfirmua shumë shpejt nga një burim nga hetimet.

Dyshohet se është vrarë një tjetër pjesëtar i klanit Skaljar, i pesti me radhë në më pak se një vit, nga qershori i vitit të kaluar e deri më sot. Dy anëtarë dhe drejtues të lartë të këtij klani kriminal, kujtojmë, u ekzekutuan brenda vetëm tre muajve të vitit të kaluar.

Klani Skaljarski pësoi goditje të mëdha vitin e fundit. Mercenarët iu dërguan grupit tashmë të dobësuar, i cili vrau Milić Minja Shaković në Budva në qershor 2022, Goran Vlaović në Pag në gusht dhe liderin e klanit Jovan Vukotić në Stamboll në shtator.

Shakoviqi ishte një nga anëtarët më të shquar të klanit Skaljar, dhe vrasja ndaj tij ishte planifikuar më herët, për të cilën, si dhe vrasjen, u akuzuan anëtarë të klanit kundërshtar të Kavaçit.

Krahas tij krahu i djathtë i Jovan Vukotiqit konsiderohej edhe Goran Vlaoviq dhe të dy u likuiduan me dhjetë ditë.