I kërkoi Instagramin, shoqja e Kiarës tregon të vërtetën e mesazheve të Kiarës me shoqen e Luizit

Pak ditë më parë qarkulloi një bisedë sipas të cilës Kiara i kishte kërkuar Instagramin e Luizit shoqes së tij, Jurgenës.

Për këto mesazhe ka reaguar dhe shoqja e ngushtë e Kiarës, njëkohësisht edhe vajza që mban Instagramin e moderatores. Liesa Haxhiasllani ka treguar se gjithcka është shpifje dhe që nga mënyra e shkrimit kuptohet që nuk është Kiara.

Shoqja e moderatores gjithashtu është shprehur se ky account dhe biseda nuk dalin tek llogaria e Kiarës, pra nuk ekziston.