Vodhi pasaportën e shokut dhe fluturoi drejt Australisë, ëndrra e shqiptarit merr fund në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria Publike Busto Arsizio për veprën penale “Zëvendësimi i personit”, kryer në vitin 2012.

Ai u kap teksa po udhëtonte me autobus. 59-vjeçari shqiptar duhej të vuante 2 muaj burg. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun “Ernesto Mari” në Trieste. Njëmbëdhjetë vite më parë, ai i ishte përgjigjur shpalljes për një ofertë pune ku u punësua menjëherë.

Megjithatë, më vonë ai zbuloi se vendi i punës i kompanisë që e kishte rekrutuar ishte jashtë shtetit, në Australi. Për të shkuar në shtetin ku u punësua, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë. Por pas kthimit të tij në Itali, autoritetet zbuluan se 59 vjeçari ishte denoncuar nga shoku në polici.