TRONDITËSË/ U zhdukën gjatë udhëtimit në Ekuador, trupat e tre vajzave të reja gjenden në një varr me fyt të prerë

Trupat e pajetë të tre vajzave të reja 22, 21 dhe 19 vjeçe, janë gjetur në varrosura teksa ishin zhdukur javën e kaluar pas një udhëtimi në një plazh në Quininde në Ekuador.

Sippas medieve të huaja Nayeli Tapia, Yuliana Macias, dhe 19-vjeçarja Denisse Reyna, u gjetën përgjatë lumit Esmeraldas. Policia bëri të ditur se vajzat janë gjetur me fyt të prerë.

Gjithashtu oficerëët e Policisë bënë të ditur se po punojnë të gjejnë autorët e kësaj masakre të tmerrshme, ndërsa familjet e viktimave luten që të mos spekulohet se vajzat e tyre kishin lidhje me trafikun e drogës.

Trupat e pajetë u gjetën nga peshkatarët vendas, të cilët vunë re një qen duke nuhatur në tokë, ndërsa zona mbante edhe erë të keqe.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe zbuluan trupat e pajetë të vajzave, të cilët u gjetën të lidhur dhe me fyt të prerë. “Ata ishin me kostume plazhi dhe pantallona të shkurtra”, tha shefi i policisë së Quininde, Diego Velastegui.