Mes Efit, Kiarës, Bledit dhe Ronaldos, ja kush u eleminua mbrëmjen e sotme dhe la përfundimisht garën për çmimin e madh

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Nga prime i fundit, në nominim janë 4 banorët e rikthyer, Kiara, Bledi, Efi dhe Ronaldo, të cilët u zgjodhën nga Nita për shkak të avantazhit që i dha Kutia e Pandorës. Mes tyre publiku ka vendosur që të eleminohet nga shtëpia Ronaldo.

Nita është përplasur disa herë me Kiarën dhe me Efin, teksa kjo është komentuar dhe nga banorët e tjerë. Mes tyre dhe Dea, e cila ka thënë se dy vajzat mbështesin gjithçka që bën Luiz, pasi janë magjepsur nga ai. Kjo i ka pëlqyer Bledit, i cili madje tha se do ta puthte Dean, por nuk donte ta prishte debatin.