Ngjarje e rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen dyshimet e para

Një 68 vjeçar është gjetur pa shenja jete diten e sotme në banesën e tij në Kurbin.

Mësohet se viktima është vëtevaruar në banesën e tij në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Kanë qenë familjarët e tij të cilët e kanë gjetur 68-vjeçarin e varur në dhomën e gjumit dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë Policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.