Kjo është estetistja 34-vjeçare që u shiste kokainë klientëve në Tiranë

Personi në foto, Denisa Bushka është estetistja 34-vjeçare, e cila u arrestua ditën e sotme, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

E reja punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në kryeqytet.

Mësohet se përveç shërbimeve esetike, Bushka u shiste kliëntëve edhe kokainë.

34-vjeçarja u arrestua sot në rrugën “Bill Klinton”.Gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestruan 40 doza me lëndë narkotike, kokainë, gati për shitje.