Me grushta dhe shkelma, dalin PAMJET e momentit kur sulmohet gazetari shqiptar

Pamjet që shihni tregojnë momëntin kur gazetari nga Kosova Valon Syla u sulmua nga tre persona. Nga kamerat e sigurisë të një lokali është kapur momenti kur jashtë ambienteve të lokalit tre persona kanë sulmuar gazetarin syla.

Në video shihet qartë teksa tre agresorët e godasin me grushta gazetarin dhe më pas largohen.

Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga spitali.

Sulmin ndaj Sylës e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar kapjen dhe arrestimin e autorëve.
https://publishers.dailymotion.com/?utm_medium=tr&utm_source=newsbomb.al&utm_campaign=offsite_logo&utm_content=cta