Artan Hoxha del me deklaratën ‘shokuese’: Ja ku do të jetë përplasja më e fortë në zgjedhjet e 14 majit

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë se përplasja më e fortë për zgjedhjet e 14 majit do të jetë në Vaun e Dejës.

Sipas Hoxhës, pas bojkotit të zgjedhjeve të shkuara vendore, opozita është rikthyer në betejë dhe do përpiqet të marrë të gjitha bashkitë që i ka pasur bastione të vetat.

“Zona si Vau i Dejës, Kukësi, Dibra, Puka, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që t’i rimarrë.

Pa rimarrë ato e ka të pamundur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme. Pse këtu? Nga sondazhet Shkodra është e vështirë për mazhorancën që ta marrë, Vau i Dejës ka qenë në administrim të mazhorancës, aty do ketë një betejë të fortë.

Kandidati i mazhorancës ka njohje dhe mbështetje të madhe në zonë.

Për mua aty do ketë përplasje më reale mes Zef Hilës që kërkon të rikthehet, edhe pse ka pasur konflikte me njerëz të tjerë”, tha Hoxha.