23-vjeçarja u përdh*nua nga kryeplaku i fshatit në Korçë, babai: E kapa lakuriq me vajzën!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vithkuq të Korçës, ku kryeplaku i fshatit dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare të pazotë për t’u mbrojtur.

Në pranga është vënë Ervis Rrapo, me detyrë kryeplak i fshatit Rehovë, ndërsa denoncimin e ka bërë në polici 23-vjeçarja, e cila vuan nga probleme mendore.

Babai i vajzës ka treguar të gjithë ngjarjen. Ai është shprehur e ngjarja ka ndodhur më 8 prill. Mëngjesin e 8 prillit kishte dalë nga shtëpia dhe ishte takuar me një punonjës policie.

Në drekë kur është kthyer në banesë është hasur me një moment dramatik, ku ka parë kryeplaku të zhveshur lart vajzës së tij.

Të njëjtët dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë. Vetë autori i dyshuar mohon të gjitha akuzat, duke thënë se këto janë akuza për hakmarrje personale.

“…kam pasur disa herë konflikte me babain e vajzës dhe në datën 8 prill, Sotiri ka shkuar në banesën e tij, rreth orës 19:00 dhe ka takuar babain tim, duke i thënë se djali jot më ka ngacmuar vajzën sot dhe në këtë kohë kam dalë unë dhe ka debatuar mbi këtë pjesë. Më pas nuk kam pasur asnjë lidhje me vajzën e tij…”, është shprehur Ervis Rrapo.

Por pas këtij debati, Ervis Rapon, e ka marrë në telefon, Altin Prifti, i cili është administrator i njësisë administrative, Vithkuq, duke i thënë që e ka telefonuar Sotir G, dhe i kishte pohuar se “…kryeplaku i fshatit më ngacmon çupën…”, raporton “Ora news”.

Rapo shton se B.G dhe babai i saj Sotiri kanë trilluar për shkak se ai ka pasur disa konflikte me këtë shtetas, mbi bagëtitë dhe ujin e pijshëm që furnizon fshatit. Ujë në të cilin, Sotiri, kishte bërë ndërhyrje të pa autorizuara.