Publikohet videoja e patransmetuar, Efi dhe Luizi kërcënojnë Dean: Do derdhësh kokrrën e lotit, do kesh kriza ankthi kur të dalësh

Një debat i ashpër mes Deas, Efit dhe Luizit është publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Në videon e patransmetuar gjatë mbrëmjes ‘Prime’ të Big Brother të martën, Efi dhe Luizi shfaqen duke kërcënuar dhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj konkurrentes Dea Mishel.

Efi teksa i drejtohet Deas me fjalë kërcënuese, kjo e fundit me sa duket ka ruajtur qetësinë e saj duke mos komentuar asnjë nga akuzat e Efit .

Pjesë nga debati i patransmetuar:

Efi: O Dea o yll, unë do dal nga kjo shtepi dhe po nuk ta sula…ta derdhesh kokrrën e loti kaq ja to shohesh”

Dea: Çfarë do më sulësh moj ?

Luizi: Luizin do të versul pa merak

Efi: Se boll Po durojmë morale te këtyre që rrinë kështu si të mira. Po nuk la Dea lojën një ditë para finales ja do e shohesh , ta premtoj

Luizi: Pa merak se do jetë me frikë e me ankth nga unë

Efi: Nuk e duroj dot më në shtepi kur japin moral të pamoralshmit se duroj dot.

VIDEO