25 mijë dollarë, muzeu në SHBA shpërblim për këdo që gjen mbetjet e një meteori

Në një shtrirje të largët pylli afër kufirit të Maine me Kanadanë, një meteor u përplas në atë zonë.

Tani një muze në Maine të SHBA-së po ofron 25 mijë dollar për këdo që gjen copëza të një meteori. Muzeu ofon shpërblim për këdo që e gjen, pasi dëshiron t’ja shtojë këto copëza koleksionit të vetë shkëmbinjve hënor dhe marsian.

Sipas eksperteve, fakti që radari zbuloi rënien konfirmon se copat e meteoritëve mund të gjenden në tokë. Për çdo rast, nuk ka garanci se mund të arrihen te gjenden vërtet pjesë të këtij trupi qiellor mjaftueshëm të mëdha sa për të përmbushur kushtet e muzeut, i cili pretendon se shpërblimi do t`i takojë atij që sjell pjesën e parë të meteorit e cila të peshojë të paktën 1 kilogram.