“Ecim përpara”, Rama publikon këngën e plotë që përdor në fushatë dhe jep mesazhin: Asnjë problem nuk zgjidhet nëse shkojmë mbrapa

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me këngën që po përdor edhe në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Rama teksa ndan këngën, jep edhe një mesazh, ku shkruan “asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë që po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara, sepse asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që slogani i PS në këto zgjedhje është “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” dhe si duket kënga në fjalë i është përshtatur më së miri kryeministrit Rama.

Madje ai disa ditë më parë ndau një video, ku shihej teksa dëgjonte pikërisht këtë këngë që ia kishte dërguar një ndjekës.

“Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate?Apo snuk?”shkuante Rama në psotimin e tij.

https://www.facebook.com/watch/?v=758336499135326