Turistët qëndrojnë për shumë orë në pishinë, përfundojnë në spitalin e Kavajës

Katër persona kanë përfunduar në spital në Kavajë, pasi kanë qëndruar për orë të gjatë në pishinë.

Bëhet me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme.

“Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim” njofton policia.