E rëndë në vend! Babai e gjuan me armë vajzën e tij

Një burrë 59-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri vajzën e tij 31-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Randobravë, ka thënë Policia e Kosovës.

Në një njoftim për media, policia njoftoi se pas një konflikti verbal mes anëtarëve të familjes, kryefamiljari nxori armën dhe shtiu tri herë në drejtim të vajzës së tij.

“Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia”, tha policia në njoftim.

Pas largimit nga shtëpia, bazuar në njoftimin e policisë, 59-vjeçari e raportoi rastin në polici përmes telefonit dhe tha se “nuk e din a e ka vrarë apo jo [vajzën e tij]”.