Krimi makabër/ I preu kokën me thikë nënës së tij, reagon prokurorja dhe zbardh detaje të reja

Prokurorja Sahide Gashi ka folur për krimin makabër në Pejë ku djali vrau mizorisht me thikë nënën e tij duke i prerë kokën.

Ajo tha se prokuroria ka shkuar në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.

Gashi theksoi se janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, duke theksuar se vetë i pandehuri për krimin e rëndë nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi.