Shumë pranë Shqipërisë, tërmeti lëkund këtë shtet

Një tërmet me 4.3 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të së dielës në Bosnjë-Hercegovinë.

Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) treguan se tërmeti përfshiu një perimetër të gjerë të lëkundjes, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme.

Sipas EMSC-së, në këtë zonë janë regjistruar edhe disa lëkundje më të vogla.