I FUNDIT/ Dy makina përplasen në Laprakë, shoferët dalin në rrugë dhe rrihen me grushte

Një 32 vjeçar ka përfunduar në spital pasditen e kësaj të marte në Laprakë, pasi është konfliktuar me grushte me dy shtetas të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pas një aksidenti, ku janë përfshirë dy mjete.

I riu me iniciale A.R ka dalë nga makina pas aksidentit dhe është konfliktuar me shoferin tjetër, i cili kishte në mjet dhe babain. Nga sherri me babë e bir, shtetasit XH.B dhe A.B, 32 vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Sherri ka ndodhur rreth orës 16:10 në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.