Stuhia do të përfshijë vendin, parashikimi i frikshëm i motit për ditën e sotme ja kur pritet të marrë kthesën e madhe

Ditën e mërkure vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.

Reshje shiu do të bëhen prezente në orët e mesditës.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pasë reshjet ndërpritren në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 17°C,në zona e ulëta 6 deri 21°C, në zona bregdetare 8 deri 20°C