Bënte ‘namin’ me trafikim kanabisi, pas një viti arrati, 26- vjeçari shqiptar bën veprimin e papritur në Britani

Pas thuajse një viti në arrati 26-vjeçari Shyqyri Nazeraj është dorëzuar në polici.

I riu ka treguar se ishte paguar 300 £ për të udhëtuar në Ëest Yurkshire, për të transportuar nëntë pako me 1 kg kanabis me një vlerë prej 90,000 £.

Por ai së bashku me shoferin që po udhëtonin ishte ndaluar nga policia britanik, ndërsa Nazeraj u largua menjëherë duke arritur t’i shpëtonte policisë.

I riu u dënua me 13 muaj burg edhe pse avokati i tij kërkoi zbutje të masës me pretendimin se shqiptari ishte dorëzuar në polici dhe se në operacion kishte rol të kufizuar.