Detaje të reja dalin nga vrasja e biznesmenit me 6 plumba në Shëngjin, autori veproi i vetëm, pas ngjarjes u largua në drejtim të këtij qyteti

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e shënuar ditën e sotme në Shëngjin, ku u vra brenda lokalit të tij biznesmeni Ardian Nikulaj.

Biznesmeni lezhjan Ardian Nikulaj është qëlluar për vdekje me shtatë plumba pistoletë. Autori është futur brenda lokalit në pronësi të 50-vjeçarit, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelek fosforeshent, për të krijuar përshtypjen se ishte punëtor.

Dyshohet se autori ka vepruar i vetëm në këtë ngjarje dhe se ka ardhur nga Shkodra në drejtim të Shëngjinit. Ai ka kryer krimin dhe menjëherë më pas është nisur sërish drejt Shkodrës.

Tre dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja e rëndë janë shprehur se autori u është dukur si postier.

Autori i doli përballë biznesmenit që ishte i ulur në Tavoli dhe e qëlloi me një pistoletë “TT”, duke e lënë të vdekur në vend.

Biznesmeni pronar i resortit “Coral Shëngjin” dhe i disa kompanive të tjera lëvizte me makinë të blinduar. Në vitin 2003 ai rezulton se kishte ndërruar mbiemrin nga Marku në Nikulaj, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2006 ishte ndaluar për kontrabandë e falsifikim.