Dhunoi gruan dhe përzuri nga shtëpia vajzën e mitur, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 47 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke në Volos, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se pas një debati që ai ka patur me vajzën e tij të mitur e ka nxjerrë këtë të fundit jashtë banesës dhe nuk e ka lejuar të futet më.

Në këtë moment ka ndërhyrë gruaja e tij, të cilën ai ka nisur ta dhunojë, duke e kapur dhe prej flokësh. Pas denoncimit nga bashkëshortja dhe vajza ai u arrestua nga policia.

Sipas hetimeve rezulton se 47-vjeçari ka pasur probleme të shpeshta me alkolin, ndërsa nuk është hera e parë që dhunon familjarët e tij.