E rëndë në Tiranë/ Taksisti humb jetën në timon, dyshimet e para

Një taksist ka humbur jetën sot në Tiranë teksa ndodhej nën drejtimin e automjetit.

Sipas dyshimeve paraprake, 61 vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Burimi: Abc News