Çfarë ndodhi? Stambolli mbulohet nga errësira në pikë të ditës (Video)

Qyteti i Stambollit në Turqi ka mbetur i shtangur, pasi u prek nga një fenomen i jashtëzakonshëm.

Stambolli u përfshi papritur në errësirë gjatë ditës kur një re e zezë gjigante mbuloi diellin për gati pesë minuta.

Qyteti turk përjetoi errësirë të zezë, sikur të ishte natë.

Llogaria në Twitter me emrin e Tansu Yegen postoi një video 19 sekondëshe, e cila e shfaq qytetin duke u mbuluar nga errësira.