Nuk e kishim parë kurrë kaq të mërzitur/ Kiara shpërthen në lot pas deklaratës së Luizit

Misioni i Luizit e ka mërzitur dhe shqetësuar shumë Kiarën. Ajo i tha se u ndje shumë keq, që kur ai vendosi në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre. Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.

Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të. Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.

Kiara: A duhet të dyshoj të gjitha herët kur më ke thënë të dua më shumë se veten?

Luizi: Koha do e tregojë

Kiara: Më ke lënë pafjalë

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6febe723-4c47-43f9-ad97-095eb29871f2