‘Do të ta shkul këtë poshtë’! Kiara dhe Luizi lojëra erotike nën çarçafë

Dje ishte një ditë tensioni për Kiarën. Kur ajo u rikthye në shtëpinë e Big Brother bashkuan krevatet me Luizin në mënyrë që të flinin bashkë.

Kësaj radhe kishte më shumë puthje e përqafime dhe nuk munguan as momentet intime nën çarçafë.

Së fundmi është bërë virale në rrjetet sociale një video ku Kiara dëgjohet që i thotë Luizit ‘do të ta shkul këtë poshtë’.

Çifti ishte poshtë çarçafëve kur Tito tha këtë dhe Ejlli më pas heq çarçafin dhe thotë ‘plasa, shumë vapë’.

Ndërkohë kujtojmë se nga mbrëmja e së enjtes, Luizi ka vendosur që t’i bëjë një rreng partneres Kiarës. Këngëtari ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj moderatores, e cila duket se e ka përjetuar shumë keq këtë gjë.

Por ajo nuk e di se gjatë ‘Prime’-t të sotëm atë e pret një surprizë e madhe.