Benzi përplas këmbësoren në Laç, gruaja niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Laçit. Mësohet se një automjet tip Benz ka përplasur një këmbësore, e cila ka mbetur e palgosur rëndë.

Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar nga Policia dhe është shoqëruar për në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.